Ekstradohet nga Belgjika vrasesi i dyfishte

Foto ilustruese ekstradim
Tirane 18 shkurt 2011 NOA- Pasditen e sotme nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tone i Gezim Sokol Halitaj 42 vjec lindur ne Gurez te Krujes.
Burime zyrtare te policise konfirmojne se Haliti ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Shkalles se Pare Kruje e ka denuar te ekstraduarin ne vitin 1993 me 25 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje.
I ekstraduari Gezim Haliti akuzohet se ne vitin 92 si pasoje e nje grindjeje te meparshme ka vrare me arme zjarri dy persona Gani dhe Ajet Halitin.
Nderkaq si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Brukseli u be i mundur arrestimi i tij me qellim ekstradimin drejt vendit tone.
Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas i eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeVriten me arme dy persona ne LacPittella Protestat e lira ne Shqiperi u sulmuan nga policiaPS Meta sulmon Kryeprokuroren se i rendojne vrasjet e 21 janarit Ekstradohet nga Londra vrau ne vitin 1992Identifikohet autori i vrasjes se studentit Lidhje25 vjet burg Belgjike dy persona ekstradimi Interpol vrasje