Ekstradohen nga Londra dy shqiptarë të kërkuar për vrasje

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje janë ekstraduar gjatë ditës së sotme nga shteti anglez në drejtim të Shqipërisë. Falë bashkëpunimit të Interpolit anglez me atë britanik është arritur ekstradimi nga Londra i shtetasve Marash Gjoka dhe Lulzim Hoxhaj. Ekstradimi i Gjokaj është bërë pasi ai ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ton Dashi në vitin 1999, vrasje për të cilën ishte dënuar me 20 vjet burg. Ndërsa Lulzim Hoxhaj ishte dënuar me 23 vjet burg për vrasjen e Eduard Hoxhës në vitin 2003.