E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, maskat e armatosur grabisin bankën

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka mbetur i plagosur roja i bankës, Viron Toskaj 50-vjeç.

Sapo kanë hyrë në bankë, nën kërcënimin e armëve, kanë detyruar punonjësit e bankës që të zbrazin arkat e parave. Policia ka marr në cilësinë e provës materiale dhe pamjet e filmuara nga kamerat e bankës.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në bankë duke marr prej andej një sasi parash. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitur dhe as identiteti i autorëve.

Kjo është hera e katërt që grabiten filialet e bankave në qytetin e Vlorës në harkun kohor të gjashtë muajve të fundit.   /Start/

                                                                                             2012-03-08 11:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›