E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet i dënuari me 15 vite burg

KUKËS- Policia e Kukësit, në bashkëpunim me policinë e Kosovës, ekstraduan dje nëpërmjet pikës kufitare të Morinit shtetasin në kërkim, Esat Metaliaj. Sipas burimeve të policisë, 49-vjeçari nga qyteti i Bajram Currit ishte shpallur në kërkim  pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e ka dënuar atë në vitin 2009 me 15 vjet burg dhe gjashtë milionë lekë gjobë për veprën penale Trafikim të femrave për prostitucion. Metaliaj ishte denoncuar më parë për veprën e kryer dhe më pas prokuroria kishte nisur hetimet duke dokumentuar edhe veprën për të cilën ai dyshohej se e kishte konsumuar. Mësohet se 49-vjeçari ishte strehuar për tu shpëtuar prangave në Kosovë, por ai është arrestuar me qëllim ekstradimin në vendin ku kishte marrë edhe dënimin me 15 vite burg. Burime nga policia e Kukësit bënë të ditur se Metaliaj i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve, nga ku do të vuajë vitet e dënimit për veprën e mësipërme.          j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›