Ekstradohet i kereuari nga Interpoli Perikli Stavri Kule
Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Madridi drejt vendit tone shtetasin shqiptar te shpallur ne kerkim nderkombetar Perikli Stavri Kule 42 vjec 42 lindur ne Fier.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier me vendimin Nr. 154 date 08.07.1999 e ka
denuar ate me burgim te perjetshem per kryerjen e veprave penale te Vrasjes me paramendim dhe Armembajtjes pa leje.
Perikli Kule me date 08.02.1998 eshte shpallur fajtor pasi ne bashkepunim me dy persona te tjere ka vrare ne Libofshe te Fierit shtetasin Vlash Dece dhe me pas e ka fshehur kufomen ne kodrat e Ardenices.
Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Madrid u be i
mundur arrestimi i ketij shtetasi ne Spanje me qellim ekstradimi drejt
vendit tone. Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas shtetasi i mesiperm i eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.