E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Elitis vajtonte togerin e humbur shqiptar

Shkruar ne vitin lsquo46-lsquo50 per here te pare nga Vatra e Tiranes se FGK.-se dhe Miqte e Kultures Greke ne tre fashikuj te shperndare dje per publikun vjen vepra e pare e poetit grek nobelist Odisea Elitis. Behet fjale per Kenge heroike dhe vajtuese per nentogerin e humbur te Shqiperise botimet Toena te perkthyer ne shqip nga Llambro Ruci dhe nje antologji te poezise te frymezuar nga Odisea Elitisit veper e intelektualit shqiptar Arjan Ramaj. Njeqind vjet pas lindjes se tij Greqia nderon poetin e saj kombetar Odisea Eliti duke i trasnferuar veprimtarite edhe ne Tirane. Ky prezantim u be dje ne Ministrine e kultures ne prani te ambasadorit grek Nicolas Pazios. Ishte nje takim filologjik dhe shkencor ndermjet pedagogeve dhe studenteve te universitetit. Referimet recitime poezish ne gjuhen greke dhe ate shqipe ku u shfaq edhe nje dokumentar nga jeta dhe vepra e poetit. Brenda nje fjale adape bashkepamje ambasadori grek Pazios ne fjalen e tij ndau tre momente te rendesishme per krijimtarine e Elitis.

Gjuha qe perdor Elitis eshte gjuha qe ka vuajtur me shume - tha Pazios duke kujtuar kontributin 80 vjecar si perfaqesues i paster i viteve lsquo30 qe ka shenuar per kulturen greke po ashtu nje kulm. Gjuhe laike lirike dhe njekohesisht duke perdorur fjali dhe shprehje nga ortodoksia - konsiderohet gjuha e poetit. Elitis - ka vijuar ambasadori - eshte mbeshtetur ne rrenjet e gjuhes greke ne traditen laike duke treguar vazhdimesine e periudhes me te madhe te qyteterimit grek. Ndersa aspekti i dyte sipas Pazios vecanti ne poezi te Elitis eshte natyra dhe drita metafizika e drites se poetit si themele mbeshtetese te lexuesit ku e bukura lidhet me driten qe veshtire te gjendet me kaq pasterti ne poezine greke. Ne momentin e trete Pazios ka kujtuar kulmin e lulezimit te kultures greke ate te viteve lsquo30 duke e konsideruar Elitis si nje perfaqesues i saj duke bashkevepruar me poete te tjere ndersa shenon pike kthese per perfshirjen ne modernizmin evropian.

Pjese e shkeputur nga Kenge heroike dhe e perzishme

Per ata nata ishte nje dite me e hidhur

Shkrinin hekurin mbllacitnin token

Zoti i tyre nuhaste barut dhe lekure mushke.

Cdo gjemim nje vdekje shaluar neper ere

Cdo gjemim nje burre duke buzeqeshur perballe

Vdekjes - dhe fati cte doje le te thote.

Befas casti harroi dhe gjeti kurajen

Ne vijen e frontit flaku cope-cope mes diellit

Dylbi telemetra mortaja u ngrine

Lehtesisht si kambrik qe u shqye era

Lehtesisht si melci qe u hapen guret

Kafka u rrokullis nga ana e majte...

Ne toke vec per nje cast u tronditen rrenjet

Pastaj u shpernda tymi dhe dita shkon e frikesuar

Te mashtroje mjegullen nga ferri i nendheshem.

Por nata u ngrit si neperke e shkelur

Sapo ndaloi per pak mes dhembeve vdekja -

Dhe pastaj u derdh gjer te thonjte e saj verdhane

Pjese e shkeputur nga poezia Thithe te shkelqyeshmen

Jetova ne nje vend qe dilte prej nje tjetri

realitet

si endrra nga ngjarjet e jetes sime.

E quajta edhe ate Greqi

Dhe e gdhenda ne leter ta shoh

Kaq e paket dukej kaq e pakapshme

Pjese e shkeputur nga poezia Maria Nefeli

Kape shkreptimen ne rrugen tende njeri

Jepi asaj vazhdimesi

Mundesh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›