Ekstradohet nga Amerikë, një 38-vjeçar i akuzuar për një sërë krimesh të rënda

Tiranë, 27 gusht NOA Ekstradohet nga Amerika një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për një sërë veprash të rëndë penale.
Gramoz Yzeiri, 38-vjeç nga Fieri është arrestuar në Texas me datë 7 prill të këtij viti ndërsa po hynte ilegalisht në territorin Amerikan, me emrin Adriatik Papa.
Por pas krahasimit të gjurmëve i zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij duke detyruar autoritetet e Teksasit të kontaktonin me homologët Shqiptarë të cilët nisën procedurat për ekstradimin e të kërkuar gjë e cila u krye mbrëmë.
Burime nga Policia e Shtetit thanë se Gramoz Yzeiri ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më datë 25 shkurt të vitit 2005, ndaj këtij tij ka vendosur masën e sigurisë Arrest në burg, për veprat penale të Organizimit dhe drejtimit të organizatave kriminale, armë mbajtje pa leje dhe municioneve në sasia të mëdha dhe falsifikimit të dokumenteve.
Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 25 korrik të vitit 2007, ka caktuar masën e sigurimit Arrest në burg, për Yzeirin pasi akuzohej për veprat penale të Vrasjes me paramendim, në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje.
Vrasja për të cilën akuzohet 38-vjeçari ka ndodhur me datë 13 qershor të vitit 1998 në vendin e quajtur Lagja Kastrioti, në qytetin e Fierit, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri Xheladin Qelia.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima po udhëtonte me një motor i shoqëruar nga shtetasi Sh.J, dhe janë ndaluar nga dy persona, të identifikuar më pas si Gramoz Yzeiri dhe Renato Sali.
Autorët nën kërcënimin e armëve, pasi kanë ndaluar viktimën dhe personin që e shoqëronte kanë qëlluar mbi Xheladin Qelia duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë me datë 23 prill të vitit 2004, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Yzeirit janë sekuestruar 2.5 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë, 3 pistoleta, 2 automatikë, një granat hedhës, sasi e madhe municioni dhe dokumente të falsifikuara.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")