Lirohet 29-vjeçarja, mbahej peng prej 18 vitesh
Të mërkurën, një vajzë është paraqitur në policinë e Antioch, jo shumë larg San Franciskos, duke deklaruar se është Jaycee Lee Dugard. Falë informacioneve të saj, policia ka arrestuar një çift me akuzën e pengmarrjes.
Hetuesit federalë po tregohen të kujdesshëm në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa njerëzit e sherifit të Antioch janë shprehur 99 përqind të sigurt se bëhet fjalë pikërisht për Jaycee, edhe pse përgjigjja përfundimtare do të vijë nga testet e AND-së. “Ishte sikur të fitoje llotarinë”,- ka qenë reagimi i njerkut të saj, që pas 18 vjetësh kishte shumë pak shpresa për të përqafuar sërish vajzën.
Jaycee ishte marrë me forcë nga dy persona që kishin zbritur nga një makinë pranë banesës së saj, ndërsa njerku i saj u përpoq t’i ndiqte pengmarrësit me biçikletë. Ndërkohë, policia e kishte vënë atë (njerkun) në mbikëqyrje, pasi dyshonte në përfshirjen e tij në zhdukjen e të bijës.
Të dyshuar për pengmarrjen janë Phil dhe Nancy Garrido, 58 dhe 55 vjeçe, të përshkruar nga ata që i njohin si “persona normalë”. Gjatë viteve te saj në izolim, vajza ka patur edhe dy vajza me Phil Garrido. Deri në këto momente nuk dihet se si vajza ka arritur të largohet dhe të vendosë për të treguar identitetin e saj të vërtetë.
Policia tha se Jaycee Dugard dhe fëmijët e saj nuk kishin patur asnjë kujdes shëndetësor dhe ishin mbajtur të izoluar në fshehtësi të plotë.