E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Athina 26-vjeçari, kërkohej për vjedhje

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

Zamir Malaj nga Fieri është ekstraduar nga Athina pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 5 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Vjedhjes në bashkëpunim". 26-vjeçari është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, ka vjedhur dy makina.
 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 20.12.2011, në Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas 26-vjeçari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›