E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Athina në Shqipëri, 33 vjeçari

Ekstradohet nga Athina në Shqipëri shtetasi Armando Pepa, 33 vjeç, lindur në Bilisht, Korçë.
 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 8 vjet burg për kryerjen e veprës penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.
 

Ngjarja për të cilën i ekstraduari Armando Pepa është deklaruar fajtor ka ndodhur me datë 26.02.2005 në fshatin Gorishtaj, Lushnjë, ku ky shtetas në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë të armatosur dhe me maska kanë hyrë në një banesë duke vjedhur lekët, ku i dëmtuari kishte siguruar nga biznesi i tij.
 

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›