E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 27 vjeçari, kapet duke vjedhur

Policia e Tiranës ka kryer arrestimin në flagrancë ndaj shtetasit Arben Xhaxho, 27 vjec, banues në Tiranë.
 

Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 10.45, në Bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur disa sende ushqimore në supermarketin në pronësi të një shtetasi banues në rrugën "Mustafa Haska".
 

Materialet hetimore në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›