E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 20 vjet burg për vrasje

Një 47-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
 

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana njofton se mbërmjen e djeshme është ekstraduar nga Athina 47-vjeçari Fiqiret Delija, lindur në në Qenas-Fier.
 

Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar 47-vjeçarin, me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".
 

Ngjarja ka ndodhur më datën 18.03.1999, në fshatin Pojan të Fierit ku Delija në ambientin e një servisi makinash, pas një konflikti të momentit me shtetasin Arben Driza, e ka qëlluar këtë shtetas me armë zjarri të llojit pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas 47-vjeçari I është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›