E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia i kërkuari për vjedhje

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athina ka bërë të mundur arrestimin dhe e ekstadimin e shtetasit Arben Kumarku 32 vjeç lindur në Urën Vajgurore. Kumarku dyshohet se në vitin 2008 në bashkëpunim me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve kazinon e shtetasit E. Lica në qytetin e Kavajës. Tashmë mbi shtetasin Kumarku rëndon akuza për veprën penale të vjedhjes me armë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›