E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europarlamentarja Pack mbërrin sot në Tiranë

Deputetja e Parlamentit Europian Doris Pack do të mbërrijë sot në Tiranë. Në axhendën e saj pritet takimi me me presidentin Topi, në pallatin e brigadave, ndërkohë që priten një sërë takimesh të tjera gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. Tema e bisedimeve pritet të jetë situata parazgjedhore në vend dhe çështja e shumë debatuar e aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian. Pack ka këshilluar autoritetet shqiptare ditë më parë, të mos nxitohen me procesin e aplikimit duke vlerësuar si periudhën më të mirë fundin e këtij viti. Europarlamentarja theksoi se momenti i zgjedhur nga qeveria brenda qershorit është i papërshtatshëm pasi vetë paralmenti europian ndodhet në proces zgjedhjesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›