E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia 24-vjeçari, akuzohet për “vrasje në tentativë”

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth ores 17.30, u krye ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ylber Kola, 24 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës.
 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.235, datë 28.03.2011, ka lëshuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale të "Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë".
 

Shtetasi Ylber Kola akuzohet se më datë 28.12.2010, në fshatin Rrushkull,Sukth, pas një konflikti të momentit, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur rëndë shtetasin A.U.
 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi më datë 26.08.2012 në Itali, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
 

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›