E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane zjarr ne nje apartament ne zonen e Unazes se re

Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e mëngjesit në Tiranë. Shërbimet zjarrëfikëse që shkuan për të shuar flakët, gjetën në apartamentin fqinj të pallatit 8 katësh te”Unaza e re”, katër persona në gjendje problematike nga asfiksia. Ndërhyrja në kohë e mjekëve të urgjencës së Tiranës të cilët mbështetnin veprimet e zjarrëfikësve mundësuan në kohë ndihmën e parë duke shpëtuar 4 personat, nga të cileë një fëmijë 2 vjec dhe një i paralizuar. 
Zjarrfikësit munden të lokalizonin flaket duke mos lejuar përfshirjen e apartamenteve të tjera duke arritur të kryenin shuarjen e flakëve. 
Në aksionin e zjarrëfikësve u angazhuan të gjitha mjetet ndërsa u vunë re vështirësitë që nuk mundësonin hyrjen e shkallës dhe të mjeteve nga pjesa e përparme e pallatit për shkak të mungesës së hapësirës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›