E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia 32-vjecari

Kërkohej prej 4 vitesh nga drejtësia për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Italia një 32-vjeçar pukian. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit deklaruan sot se një 32-vjeçar është ekstraduar sot nga Italia.

I njëjti burim sqaron se gjykata e Tiranës ka dhënë për 32-vjeçarin masën e sigurisë "arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale "vrasje me dashje mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”. Mësohet se më datën 13 shtator 2008, 32-vjeçari në bashkëpunim me një mikun e tij, kanë plagosur me thikë shtetasin me inicialet E.V.

Ngjarja ka ndodhur restorant “Guva e Qetë” në rrugën Esat Toptani, në Tiranë. Ai u arrestua në Firenze në 3 mars të këtij viti me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›