E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia Artur Vigani vrau nje shqiptar ne Padova

Tirane 30 dhjetor NOA - Zyra Qendrore Kombetare e Interpol Tiranes ka ekstraduar sot ne oren 1730 nga Milano 36 vjecarin nga Shkodra Artur Gjon Vigani i denuar me 25 vite burg per vrasjen e nje shqiptari dhe plagosjen e nje tjetri gjate nje sherri mes dy grupesh shqiptare ne nje lokal ne Padova te Italise ne vitin 2003 vetem per mosmbylljen e lokalit. Policia e Shtetit beri te ditur se Gjykata e Shkodres ne 13.07.2009 vendosi deklarimin fajtor te shtetasit Artur Vigani Prekndreaj per kryerjen e veprave penale te vrasjes ne rrethana cilesuese dhe te armembajtjes pa leje duke e denuar ate me 25 vjet burg.

Ngjarja per te cilen ky shtetas eshte deklaruar fajtor ka ndodhur me daten 02.02.2003 ne oret e para te mengjesit ne qytetin e Padoves ne Itali ne nje kompleks lodrash ku shtetasi Artur Vigani Prekndreaj ka vrare mearme zjarri shtetasin shqiptar Ilir Gorgeja dhe ka plagosur po me arme zjarri shtetasin tjeter shqiptar Arben U.

Sipas autoriteteve italiane te cilat hetuan mbi ngjarjen vrasja kishte ndodhur per motive te dobeta ne sallen e nje lokali ku dy grupe shqiptaresh ne gjendje te dehur u grinden per mosmbylljen e lokalit ne orarin e caktuar.

Sipas informacioneve me pas i ekstraduari Artur Vigani Prekndreaj i cili ka qene prezent ne lokal ka qelluar me arme ndaj shtetasit Ilir Gorgeja dhe me pas ndaj shtetasit Arben U. i cili kishte nderhyre per te shuar sherrin.

Pas ngjarjes Artur Vigani u largua dhe me pas u hetua ne mungese nga Prokuroria e rrethit gjyqesor te Shkodres bazuar ne kallezimin e bere ndaj tij me date 17.08.2006 prane ketij institucioni.

Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen me daten 06.08.2009 u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimin drejt vendit tone te Artur Viganit Prekndreaj.

I ekstraduari mberriti sot ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ku iu dorezua perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›