Shkoder viti mbyllet me 84 viktima
SHKODR - Viti 2010 ka shkaktuar nje numer te madh viktimash ne qarkun e Shkodres si pasoje e vrasjeve aksidenteve automobilistike vetevrasjeve apo aksidenteve te tjera. Gjate ketij viti ne kete qark jane
shenuar 18 vrasje me 19 viktima ose 11 vrasje e 12 viktima me shume se nje vit me pare ku me 2009-n ishin vetem 7 vrasje me 7 viktima.
Nga vrasjet e 2010-s ka 2 te pazbuluara perkatesisht vrasja e efektivit te policise Kole Ndreshaj dhe biznesmenit Astrit Meshnuni ka pasur 6 vrasje Brenda familjes ku ne tre raste kater viktimat jane shkaktuar nga bashkeshortet qe kane vrare
grate dhe ne nje rast dhe vajzen perkatesisht ne Shkoder Dajc Samerisht dhe Malesi te Madhe Aliaj.
Nder krimet brenda familjes ane dhe dy vrasje ku vellai ka vrare vellane dhe nipi ka vrare xhaxhane ne fshatin Domen te Shkodres dhe nje tjeter ku dhendri ka vrare vjehrrin ne Juban ne Shkoder.
Ne vrasjet e vitit 2010 ne Shkoder 2 kane ndodhur per gjakmarrje 1 ka qene vrasje nga policia dy prej viktimave kane qene efektive policie dy kane qene te mitur kater viktima kane qene femra dhe ne dy raste per te vrare jane perdorur mjete te forta dhe jo arme zjarri.
Per vitin 2010 gjeografikisht krimi i vrasjes ka perfshire tre rrethet Shkodra me 14 vrasje Malesia e Madhe me dy vrasje Puka nje vrasje. Ka me shume krime ne familje se
nje vit me pare dhe viktimat jane mosha te ndryshme nga 13 - 80 vjec.
Por gjate 2010-s ka pasur dhe nje numer te konsiderueshem plagosjesh me arme zjarri dhe me thika nje mjet ky qe ka njohur shifra
te larta perdorimi gjate 2010-s edhe pse zyrtarisht nga policia nuk jepen te dhena dhe
as qe eshte bere analiza vjetore e punes se saj.
Situata e rendit dhe e qetesise ne qarkun e Shkodres eshte prishur dhe nga 5 raste te vendosjes se lendes plasese ne prona private
apo publike si ne Beltoje Shkoder Koman Fierze etj. Gjate 2010-s qarku i Shkodres ka pasur 13 viktima te veteflijimit ku dy kane qene femra nga 11 viktima vetevrasjesh qe kishte ne 2009-n.
Shkaqet e vetevrasjeve jane
kryesisht gjendjet depresive te shkaktuara nga shkaqe te ndryshme ndersa menyra me e perdorur per ti dhene fund jetes ka qene
vetevarja ne 5 raste armet ne kater raste dy
raste hedhje nga lartesite dhe 2 me helmim.
Duhet theksuar dhe ka pasur dhe mjaft raste tentativash vetevrasjeje kryesisht me ane te perdorimit te helmeve te ndryshme si fotoksina rugori apo medikamente mjekesore me shumice por qe kane mundur te shpetojne.
Aksidentet automoblistike me pasoja te renda vdekjen e personave kane pasur nje numer te larte gjate ketij viti ne qarkun e Shkodres ku me i vecanti dhe ne shkalle
vendi eshte ai i 17 korrikut ne Gjegjan te Pukes ku humben jeten 15 persona.
Jane 20 te tilla me 36 viktima ndersa ne aksidente te tjera kane humbur jeten 16 persona ne 13 te tille si mbytje ne uje energjia elektrike duke prere drure renie nga lartesite me arme gjahu etj.