E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i akuzuar për përndjekje

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Drejtoria e Interpol Tiranës ekstradoi nga Italia një shtetas shqiptar, i akuzuar për përndjekje.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “përndjekja”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›