E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia vrasësi i dyfishtë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2001 është dënuar me 25 vite burg.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Beratit, mori këtë masë dënimi ndaj këtij shtetasi duke e shpallur fajtor për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, e kryer dy herë, si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. 

Shtetasi Kastriot Dervishi, në datën 03.09.1997, në një fshat të Beratit, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Ali dhe Adrian Daullja, (babë e bir), sepse këta persona nuk e kishin lejuar që ai të martohej me vajzën e familjes Daullja, shtetasen A.D. Familjarët dyshonin në atë kohë se shtetasi Dervishi do ta shfrytëzonte atë për prostitucion. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 12.10.2011, në Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
 

                                                                                             2012-03-06 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›