Shtyhet vendimi për të akuzuarit e Gërdecit

Shkak kryesor është kompleksiteti i çështjes, çka siç thuhet- i detyroi gjyqtarët të kërkonin më shumë.
Gjykata jep sot dënimin për shkaktarët e “Gërdecit” (09:25)
Gjatë ditës së sotme pritet të jepet vendimi për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit.
Procesi që zgjat më shumë se tri vite në Gjykatën e Tiranës, po shkon drejt mbylljes përfundimtare.
Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për kreun e Albademil, Mihal Delijorgji, ish shefin e MEICO-s, Ylli Pinari dhe administratorin e firmës, Dritan Minxholli. Në këtë gjykatë janë zhvilluar më shumë se 200 procese gjyqësore, ku thuajse në gjysmën e tyre, procesi është zvarritur nga avokatët.
Aktualisht, asnjë prej të akuzuarve nuk do ndodhen në qeli, ndërsa katër prej tyre, u liruan rreth një vit më parë për shkak të mbarimit të afateve ligjore në qelitë e paraburgimit. Ish-ushtarakë të lartë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, janë në grupin e 29 akuzuarve nga Prokuroria për këtë çështje.
Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe dënimin e ish-kreut të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, me 8 vjet burg. Të njëjtin dënim ka kërkuar prokuroria edhe për ish-gjeneralin Shpëtim Spahiu. Tetë vjet burg është kërkuar edhe për Shkëlzen Madanin e Dashnor Çaushin, 7 vjet burg për Ardian Mullain, 6 vjet burg për Zija Bajën dhe 4 vjet burg për Agim Lalën. Gjithashtu prokurorët kanë kërkuar nga 4 vjet burg për Ilmi Laçajn dhe Ilir Babameton, 4 vjet e 6 muaj burg për Armand Tartarin dhe 3 vjet burg për Ndue Markun./Start/
2012-03-06 10:25