E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Londra, Abu Hamza mbërrin në SHBA

Kleriku radikal mysliman, Abu Hamza, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për t`u përballur me akuzat për terrorizëm, pasi ekstradimit nga Britania.

Hamza dhe katër terroristë të tjerë të dyshuar janë dërguar ngë SHBA me dy avionë nga një bazë e forcës ajrore në verilindje të Londrës.

Gjykata e Lartë e Britanisë ka marrë vendimin për ekstradimin e tyre të premten.

Abu Hamza akuzohet nga autoritetet amerikane për mbështetje të Al Kaidës dhe komplot për hapjen e një kampi militant në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›