Ekstradohet nga Republika Domenikane 41 vjeçari nga Lushnja, akuzat që rëndojnë mbi të

Është finalizuar me sukses ekstradimi nga Punta Cana, Republika Domenikane, drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Soni Pepa, alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.
Operacioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Santo Domingo, si pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Soni Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Arrestimi i tij u bë i mundur falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe autoritetet e huaja. Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./vizionplus.tv