E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Kosovës 50-vjeçari i dënuar për vrasje

Specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët kosovarë, finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria drejt Kosovës të shtetasit kosovar Anton Allakaj, 50 vjeç.

Allakaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Pejës e kishte dënuar në vitin 2021 me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”.

Sipas autoriteteve, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burgim.

Ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›