Ekuador, vrasja e kandidatit presidencial, lidhjet e politikës me krimin, kartelet meksikane, dhuna që po terrorizon vendin

Vrasja e kandidatit presidencial ekuadorian Fernando Villavicencio në një tubim politik të mbushur me njerëz të mërkurën mbrëma, thelloi perceptimin se vendi është shumë i cënueshmëm nga krimit që është përhapur në të gjithë Ekuadorin vitet e fundit.
Pas kërcënimeve të shumta për qëndrimin e tij kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit, Villavicencio ishte nën vëzhgimin e policisë dhe rojeve private të sigurisë.
Vdekja e tij me armë zjarri ka përqëndruar vëmendjen globale në valën e vdekjeve të dhunshme në Ekuador, dhunë e cila filloi rreth tre vjet më parë, dhe që lidhje me krimin e organizuar dhe interesa të tjera të fuqishme atje.
Si u kërcënua VILLAVICENCIO?
Ai tha gjatë fushatës se ai dhe ekipi i tij ishin kërcënuar nga grupi kriminal ekuadorian i njohur si Los Choneros dhe lideri i tyre, Alias Fito, të cilin Villavicencio e lidhi me kartelin Sinaloa të Meksikës.
Villavicencio tha se mbështetja popullore do ta mbronte atë,
“Ti je jeleku im antiplumb. Nuk kam nevojë për një. Ju jeni një popull i guximshëm dhe unë jam aq i guximshëm sa ju”,- tha Villavicencio në një takim publik në qytetin Chone, në zemër të territorit të Los Choneros.
“Sillni baronët e drogës. Sillni vrasësit”, tha Villavicencio, i veshur vetëm me një këmishë blu.
Slogani i tij i fushatës, “Koha për guximtarët”, i referohej propozimit të tij për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duke pushuar nga puna një numër të madh zyrtarësh të korruptuar të sigurisë nëse ai fitonte, ndonëse sondazhet tregonin se fitorja e tij ishte e pamundur.
Kush është përgjegjës për vrasjen?
Prokurorët thanë se gjashtë persona ishin arrestuar, të gjashtë kolumbianë. Një i dyshuar vdiq nga plagët e marra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Pak detaje të mëtejshme të hetimit janë bërë publike, megjithëse presidenti Guillermo Lasso tha në rrjetin social X, i njohur më parë si Tëitter, se ai kishte kërkuar ndihmën e FBI-së për hetimin dhe se agjentët e FBI-së së shpejti do të mbërrinin në vend.
A është e lidhur polika ekuadoriane me krimin e organizuar?
Vetë Villavicencio kishte bërë ankesa te prokurorët duke përmendur 21 kandidatë për kryetar bashkie dhe qytetarë të tjerë, si të lidhur me trafikun e drogës dhe tha se ai u kishte dhënë autoriteteve informacione, përfshirë provat financiare, që mbështesin akuzën e tij.
Ai e përshkroi krimin e organizuar, si minierat ilegale të tregtisë së drogës si “pjesë të së njëjtës strukturë kriminale”, por asnjë çështje penale nuk është shfaqur publikisht.
Kur dhe pse u rrit dhuna në Ekuador?
Autoritetet qeveritare thonë se vala kombëtare e dhunës u shkaktua nga zhdukja e Jorge Zambrano, alias “Rasquiña”, lideri i Los Choneros. Zhdukja e tij u pasua nga një vakum pushteti dhe një trazirë që shpërtheu njëkohësisht në tre burgje në vitin 2021 dhe la të vdekur 79 të burgosur.
Që atëherë, të paktën një duzinë trazirash në burgje kanë vrarë të paktën 400 të burgosur. Krimi ka dalë në rrugë. Rrëmbimet, vrasjet dhe krimet e tjera kanë tmerruar popullatën.
Në vitin 2023 deri më tani, në Ekuador janë vrarë 3,600 persona. Viti i kaluar pati 4600 vdekje të dhunshme, më të lartat në histori të vendit dhe dyfish më larta se numri në vitin 2021. Konfiskimet e drogës gjithashtu janë rritur ndjeshëm.
Cila është lidhja me kartelet meksikane?
Ekuadori ndodhet mes dy prej prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë: Perusë dhe Kolumbisë.
Dhuna i është atribuar luftimeve për territor midis grupeve lokale si Los Choneros, Lobos dhe Tiguerones, të cilat kanë lidhje me kartelet meksikane si Sinaloa dhe Gjenerata e Re Jalisco, ndër të tjera.
Çfarë veprimesh ka ndërmarrë qeveria?
Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke lejuar veprime ushtarake në dy provinca dhe burgje në mbarë vendin pas vrasjes së Villavicencio. 19 gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur qeveria gjatë dy viteve të fundit.
Lasso gjithashtu dëshiron të rrisë numrin e policëve dhe ushtarakëve në rrugë dhe t’i pajis ata më mirë, megjithëse procesi i rekrutimit ka zgjatur më shumë se sa pritej. Apnews
/rtsh.al/