Ekuilibri i brishte i monumenteve te Gjirokastres
Anisa Ymeri
Ne zgrip te shkaterrimit! Keshtu jane cilesuar jo pak here nje sere prej monumenteve qe bejne historine e qytetit te gurte. Gjirokastra cilesohet si pika e dobet dhe e forte e Shqiperise, me monumente te rendesishme, por ama ne gjendje teper te brishte. Aq e forte sa, sipas drejtorit te Institutit te Monumenteve te Kultures, Lorenc Bejko: "Ne Gjirokaster kemi perqendruar edhe pjesen me te madhe te burimeve tona financiare. Aq sa eshte buxheti i shtetit per nderhyrjet ne te gjithe Shqiperine, aq eshte edhe fondi i qeverise per Gjirokastren".
Pike kthese?! Drejtori Bejko pohon: "Jemi te bindur qe, pervec disa nderhyrjeve qe kemi bere vitin e shkuar, ky do te jete momenti i madh i ktheses per Gjirokastren, por qe eshte nje proces i gjate, i cili do te kerkoje perfshirjen shume te gjere te te gjitha strukturave tona dhe te pushtetit lokal". Vemendje e cila duket se kete here s'ka per te munguar aspak, dhe ato monumente qe jane vertet ne prag te degradimit te plote, do te shpetohen. Jane keto fjale te thene ne nje moment, kur edhe ne Tirane, si ne te gjithe boten, u kujtua Dita Nderkombetare e Monumenteve te Kultures. Nje ekspozite modeste ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar, ku u shperfaqen disa prej monumenteve me te rendesishme anekend Shqiperise. Duke u shnderruar disi edhe ne nje moment reflektimi, sikunder tregon Bejko, jo vetem per punen e bere deri tani, per restaurimin, integrimin dhe promovimin e tyre, qendrave historike dhe monumenteve arkeologjike ne jeten shoqerore dhe me zhvillimet me karakter te turizmit kulturor ne vend. E perkrah kesaj, qendron edhe nevoja teper e madhe per nderhyrje ne keto vlera te medha te trashegimise sone kulturore, te cilat s'duhet te lihen te tjetersohen. E perpos brishtesise se monumenteve ne Gjirokaster, nje tjeter, sipas Bejkos, eshte edhe "Amfiteatri i Durresit dhe shume qendra te tjera arkeologjike, parqe dhe zonave te mbrojtura". Ndersa s'mund te mos permendet si teper shqetesues dhe pa kurrfare zgjidhjeje, numri i madh i objekteve arkeologjike, qe vijne nga zhvillimi i zonave urbane. "Objekte qe vijne sidomos nga qyteti i Durresit, por edhe si pasoje e punes te zhvillimit te te gjithe territorit te vendit, veprave te medha publike, dhe ato private", shprehet arkeologu Lorenc Bejko.
Por nje lajm i mire eshte dhena kahera, pasi buxheti i ketij viti eshte 3 here me i madh se vitin e shkuar per monumentet dhe mirembajtjen e sidomos restaurimin e tyre. Madje, Bejko tregon se, "edhe ne vitin 2009 do te jete keshtu, pas ne jemi duke bere edhe nje plan afatgjate, pasi dhe procesi eshte afatgjate dhe qe kerkon ruajtjen e nje ekuilibri afatgjate edhe per brezat qe vijne". Ndersa sot do te jete nje dite e shenuar ne Gjirokaster. Perpos perurimit te disa shtepive te restauruara, nder to edhe shtepia e shkrimtarit Ismail Kadare, sot do te nise edhe nderhyrja e madhe me fondin e permendur disa here qe qeveria shqiptare i ka dhene UNSCO-s, prej 1 milion eurosh.
Problem, mungesa e specialisteve te monumenteve
Edhe nese me shume fonde do te qene akorduar nga buxheti i shtetit per monumentet e kultures, ato s'do te mund te shfrytezoheshin. Eshte nje problem i vazhdueshem ai i mungeses se specialisteve te monumenteve. Drejtori i IMK-se, Lorenc Bejko, pohon se, "buxheti i ketij viti eshte 3 here me shume se vitin e shkuar, por ne fakt eshte ne limitet e potencialeve qe IMK-ja dhe strukturat e trashegimise kulturore kane per te menaxhuar fondet. Dhe fondet e teperta nuk jane zgjidhje, pasi burimet njerezore jane nje investim tjeter qe duhet bere dhe jemi duke e bere me shkollen e restaurimit".
Ky ka qene nje piroritet i kahershem, pasi shkolla e restaurimit ka vite qe flitet se do te celet, mirepo vetem fundvitin qe shkoi u ulen te paret studente ne auditore. Ndaj edhe sipas Bejkos: "Kerkohet jo vetem mbeshtetje financiare me te rendesishme, por sidomos edhe te zhvillimit te burimeve njerezore, qe duhet te jene te afte jo vetem per kryerjen e nderhyrjeve restauruese, por edhe per kryerjen e studimeve, planifikimin e ketyre nderhyrjeve dhe zbatimin e tyre ne terren".
Shqetesim, objektet arkeologjike
Perpos brishtesise se monumenteve ne Gjirokaster, nje tjeter problem, sipas Bejkos, eshte edhe "Amfiteatri i Durresit dhe shume qendra te tjera arkeologjike, parqe dhe zonave te mbrojtura". Ndersa s'mund te mos permendet si teper shqetesues dhe pa kurrfare zgjidhjeje, numri i madh i objekteve arkeologjike, qe vijne nga zhvillimi i zonave urbane. "Objekte qe vijne sidomos nga qyteti i Durresit, por edhe si pasoje e punes te zhvillimit te te gjithe territorit te vendit, veprave te medha publike, dhe ato private", shprehet arkeologu Lorenc Bejko.