Nimic: Ceshtja te zgjidhet deri me 1 korrik
I derguari i Kombeve te Bashkuara per ceshtjen e emrit te Maqedonise, Metju Nimic pas takimeve me autoritetet e Shkupit, arriti dje ne Athine per t`u njohur me qendrimin e pales greke per ceshtjen e emrit. Nimic do te takohet me shefen e diplomacise greke, Dora Bakojanis. "E dini se para nje muaji dhashe propozim te ri per emrin, te cilin Greqia nuk e pranoi, prandaj do te shkoj ne Athine t'i degjoj arsyet per kete refuzim. Pasi t'i degjoj te gjitha anet, do te dal me nje propozim te ri", deklaroi Nimic. Lidhur me emrin, kreu shteteror maqedonas ka pranuar te vazhdojne bisedimet. Nderkaq, sot pritet edhe qendrimi i Greqise. Sipas te derguarit te Kombeve te Bashkuara, pas takimeve ne Athine dhe Shkup, negociatat pritet te vazhdojne ne Nju-Jork. Nimic beson se deri me 1 korrik mundet te gjendet zgjidhje. Ndersa Greqia ka kercenuar edhe me veto ne Bashkimin Evropian per Maqedonine nese nuk do te zgjidhet kjo ceshtje.