E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i Arjan Gosës në lokalin në Kavajë, policia identifikon autorin (EMRI+FOTO)

Ekzekutimi i Arjan Gosës në lokalin në Kavajë, policia

Vetëm pak orë pas vrasjes në Kavajë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Burime për mediat bëjnë me dije se person i cili qëlloi për vdekje Arjan Gosën është 31-vjeçari, Habib Rexha.

Habib Rexha dyshohet të jetë familjar me Altin Rexhën i cili mbeti i vrarë më 29 mars 2023, së bashku me vëllain e Arjan Gosës, Armand Edmond Gosa.

Altin Rexha dhe Armand Edmond Gosa humbën jetën dy muaj më parë, pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë dhe si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

Ndërkohë, Arjan Gosa u vra sot në mesditë me një plumb në kokë nga Habib Rexha. 48-vjeçari teksa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij në ambientet e një lokali, është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë nga 31-vjeçari.

LEXO EDHE: PAMJE RRËQETHËSE/ Arjan Gosa u qëllua në sy të babait, i ati qëndron pranë djalit të vrarë

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›