E Diel, 1 Nëntor 2026

Bazuar në histori të vërtetë, ky është filmi me Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro që ka marrë me qindra vlerësime

Bazuar në histori të vërtetë, ky është filmi me

“Killers of the Flower Moon” i Martin Scorsese është filmi që po pëlqehet dhe që ka marrë me qindra vlerësime.

Filmi në fjalë është duartrokitur për 9 minuta në Kanë të shtunën (20 maj), me kritikët që përshëndetën temën e tij gjithëpërfshirëse amerikane si një "kryevepër".

Vepra më e fundit e regjisorit amerikan, ku interpretojnë Leonardo DiCaprio, Lily Gladstone dhe Robert De Niro, shtrihet në një kohëzgjatje prej tre orë e gjysmë, është një përshtatje e bestsellerit jo-fiction të David Grann.

E përqendruar në vrasjet e Osage në Oklahoma të viteve 1920, shërbimi i transmetimit Apple i kushtoi 200 milion dollarë (160 milion £) për t'u bërë. Ishte padyshim filmi më i pritur për t'u shfaqur në Kanë këtë vit dhe, sipas shumicës së komenteve të hershme, ka përmbushur pritshmëritë e larta.

Pas shfaqjes, Scorsese, 80 vjeç, dhe kasti i tij u prit me një ovacion dhe brohoritje të forta nga të pranishmit, mes të cilëve ishin yje duke përfshirë Cate Blanchett, Salma Hayek, Isabelle Huppert dhe CEO i Apple Tim Cook.

Killers of the Floëer Moon do të publikohet më 6 tetor, përpara se të transmetohet globalisht në Apple TV+. Është një film që bazohet në histori të vërtetë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›