Ekzekutimi i Habazajt, ngushtohet rrethi i të dyshuarve
Hetimet lidhur me vrasjen e biznesmenit vlonjat Genci Habazaj janë ngushtuar tashmë në rrethin miqësor të viktimës. Konfliktet personale mendohet të jenë bërë shkak për krimin makabër të ideuar për të mos lënë asnjë gjurmë. Me kamerën tonë kemi ndjekur itenererarin që mund të kenë përshkuar autorët deri në ekzekutimin dhe më pas djegien e 39-vjeçarit.
Skena e krimit ndodhet vetëm 6 kilometra nga rruga nacionale Fier – Vlorë, në fushat djerrë të fshatit Darzezë. Rruga që të çon drejt saj është e ngushtë dhe tejet e amortizuar. Siç pohojne banorët, lëvizjet në të janë shumë të rralla. Për më tepër udhëtimi është kryer natën, ku përveç të tjerash identifikimi i mjetit ka qenë edhe më vështirë.
Autorët janë kujdesur që gjithçka të kryhet në fshehtësi të plotë, në një oaz të rrethuar nga shkurret, larg syve të banorëve të zonës. Shenjat ende të dukshme tregojnë se Habazaj është ekzekutuar, djegur ndërsa më pas rrëmbyesit kanë tentuar ta groposin. Grupi hetimor është duke analizuar të gjitha provat siguruara në vendin e ngjarjes, nga ku beson se mund të hedhë dritë mbi misterin e masakrës.