Presidenti Topi takohet me Ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri

Tiranë, 3 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Hasan Sevilir Asan, me rastin e paraqitjes së Letrave-kredenciale.
Kryetari i Shtetit i uroi ambasadorit turk mirëseardhjen në Shqipëri duke i dëshiruar njëkohësisht suksese në përmbushjen e misionit në vendin tonë.
Presidenti i Republikës shprehu mbështetjen e plotë për Hasan Sevilir Asan për realizimin e detyrës së tij diplomatike në vendin tonë me besimin që kjo do i kontribuojë zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi bëri një pasqyrë të përgjithshme të zhvillimeve të brendshme në vend dhe të arritjeve të politikës sonë të jashtme, ku nënvizoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Presidenti vlerësoi përkrahjen dhe ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë procesit drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke nënvizuar se Turqia, ka qenë një mik i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve e tashmë është partner strategjik i saj në rajon e më gjerë.
Në këtë kuadër, Presidenti Topi theksoi rëndësinë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, po ashtu dhe në fusha të tjera me rëndësi prioritare për zhvillimin e vendit si atë të energjetikës, infrastrukturës, turizmit, telekomunikacionit, etj.
Nga ana e tij, Ambasadori turk Hasan Sevilir Asan shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë prezantim dhe takim me Presidentin Topi.
Ai vuri në dukje se përgjegjësinë dhe kënaqësinë për marrjen e kësaj detyre të lartë në Shqipëri, një vend me kulturë dhe traditë të hershme, me një popull vital me vlera dhe histori të lashtë, duke thënë se do të japë maksimumin e tij që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë gjatë mandatit të tij diplomatik në vendin tonë të njohin vetëm ecuri progresive.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")