E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e emigrantit shkak motivet personale

Vjedhja e portofolit të emigrantit të ekzekutuar në mëngjesin e 2 janarit, mendohet të ketë qenë për të mbuluar gjurmët e një vrasjeje të paramenduar.

Policia e kryeqytetit pas hetimeve të para hetimore dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve mendon se ka të bëjë me vrasje për motive personale.

Gjithcka sipas strukturave te hetimit lidhet me aktivitetin e 40-vjeçarit te vrare Agron Dervishi, ne Itali.  Duke qene se ka gjetur gezhoja te qitura nga dy arme njekohesisht, policia mendon se dy persona i kishin bere prite Dervishit, ne fshatin Mazrek te komunes se Kasharit. Ne dosjen e e tij, gjenden dyshime per ndonje perfshirje te mundshme ne ndonje trafik, si edhe ushtrim dhune. Strukturat e policisë per krimet e renda jane duke punuar ne te dyja keto pista, per te zbuluar identitetin e mundshem te dy autoreve te vrasjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›