E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekzekutimi në Kurbin, në kërkim Emiljan Suti me precedentë kriminalë

Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kurbin, ku humbi jetën Ilir Lika.

Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Emiljan Suti, i njohur edhe me inicialet E. S. dhe alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.

Policia bën me dije se 40-vjeçari ka precedentë të theksuar kriminalë, brenda dhe jashtë vendit. Ai rezulton i dënuar më parë me 5 vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ka precedent për armëmbajtje pa leje, si dhe është arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e tij janë angazhuar edhe efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa kontrollet vijojnë në disa zona.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., i njohur si Ilir Lika, i cili u vra me armë zjarri rreth orës 22:10 të datës 9 korrik në Kurbin.

Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›