E Martë, 3 Nëntor 2026

DITA 42/ Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 42-të radhazi, dhe qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit e cilësojnë qëndresën e tyre si një shembull të rezistencës qytetare përballë një qeverie, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe keqqeverisje. Ata shprehen se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit.

Pas grumbullimit dhe fjalimeve, qytetarët nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Organizatorët theksojnë se protesta do të vijojë çdo ditë, duke këmbëngulur se lëvizja qytetare nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›