Ekzekutohen roja i karburantit dhe taksisti

ishte marre nga zona e ish- bllokut ne kryeqytet ndersa me pas dyshohet se eshte rrembyer dhe ekzekutuar nga autoret
Petraq Mihali roje karburanti nga Lushnja u gjet i vrare dje ne mengjes ne afersi te Lushnjes jo shume larg vendvrasjes se taksistit
Lushnje/ Kavaje- Vritet roja i pikes se karburantit ne autostraden Rrogozhine- Lushnje prane kryqezimit te fshatit Plug. Pak ore me pas nje distance prej 15 kilometrash ne te njejtin segment rrugor te autostrades prane fshatit Ballhutaj te Kavajes u gjet i vrare po dje ne mengjes nje taksist nga Tirana i cili mesohet se ishte marre per sherbim mesnaten e te merkures duke u gdhire dita e djeshme ne qender te Tiranes ne zonen e ish- bllokut prane shkolles 11 Janari ne rrugen Sami Frasheri.
Fillimisht policia gjeti trupin e rojes se karburantit Petraq Mihalit 52 vjec ne afersi te kryqezimit te Plugut ndersa ne mengjes rreth ores 730 ne afersi te fshatit Ballhutaj eshte gjetur trupi i taksistit nga Tirana Urim Begu 48 vjec.
Mihali sipas burimeve te policise ishte gjetur me plumb ne gjoks ndersa Begu mesohet se ka pasur dy plage nje ne sup dhe nje ne shpine. Per nga distanca e ngjarjeve dhe per nga koha e realizimit te tyre policia e Lushnjes dhe ajo e Kavajes dyshojne se ngjarjet mund te kene lidhje me njera- tjetren ose se paku te jene pasoje e njera- tjetres.
Pikerisht ne kete drejtim po kryejne hetimet edhe krere te policise se Lushnjes te Kavajes si dhe te drejtorive perkatese te Tiranes dhe Fierit. Nje fakt i tille u konfirmua dje per Shekullin nga burime te te dy drejtorive perkatese te cilet pohuan se hetimi po kryhet me se shumti ne drejtim te nje krimi te dyfishte nga autoret e mundshem ndersa motivet e krimit ende nuk dihen.
Pavaresisht ketij fakti dyshimet e hetuesve jane drejtuar mbi versionin se krimi mund te jete kryer nga te njejtet persona.
Hetimi
Nisur nga dyshimet e krijuara per shkak te disa fakteve te ngjashme rrethanave te peraferta dhe elemente te tjere te perbashket blute e Kavajes dhe te Lushnjes kane ngritur nje grup te perbashket hetimi me qellim gjetjen e sa me shume te dhenave qe conin hetuesit drejt zbardhjes se shkakut te krimit te dyfishte dhe motiveve te mundshme te tij.
Ne vendin e dy ngjarjeve ekspertet kane gjetur gjurme te ndryshme por shiu i dendur qe ka rene gjate nates thuajse ka fshire cdo gjurme te mundshme qe mund te ndihmonte policine ne zbardhjen e dy krimeve.
Madje edhe gezhojat ne te dy vendet e ngjarjes nuk gjendeshin cka sipas hetuesve ben te dyshoh se autoret ne vendin e ngjarjes dhe gjate kryerjes se krimit jane munduar dhe ia kane arritur qellimit te fshehin gezhojat nga armet e tyre te krimit.
Nderkaq dyshimet e policise ne te dy rastet per nje grabitje te mundshme te personave kane rene pasi ne rastin e rojes se karburantit nuk ka rezultuar te jete vjedhur gje ndersa ne rastin e taksistit keto dyshime jane me te medha pasi mjeti i tij eshte grabitur dhe nuk eshte gjetur nga policia ende.
Autoret i rrembyen automjetin me te cilin ata dyshohet te jene larguar nga vendi i ngjarjes
Taksisti u gjet i vrare dhe i hedhur ne kanal
Taksisti nga Tirana Urim Begu eshte rrembyer dhe me pas eshte qelluar me dy plumba ne koke nga persona ende te paidentifikuar. Urim Begu 48 vjec nga Peshkopia dhe banues ne Tirane u gjet ne nje kanal ne rrugen kryesore ne afersi te fshatit Ballutaj te Kavajes nga disa kalimtare te rastit.
Sipas policise ai ishte qelluar me 2 plumba e me pas mendohet se eshte hedhur ne kanalin ku edhe u gjet ndersa mendohet se ata jane larguar me automjetin e taksistit me targa TR 217 C ne pronesi te ketij te fundit. Nderkaq mjeti i tij ende nuk eshte gjetur nga policia ndersa ai eshte shpallur ne kerkim. Viktima kishte vite qe punonte si taksist ne kryeqytet dhe ishte i rregullt.
Dyshimi i policise eshte se taksisti eshte marre per ta grabitur ate dhe automjetin e tij por mesa duket rrembyesit kane ndryshuar mendim pervecse e kane grabituar ata e kane ekzekutuar me dy plumba ne koke duke e lene keshtu te vdekur ne vend.
Trupi i pajete i taksistit me origjine nga Peshkopia eshte gjetur ne nje kanal me uje ne afersi te Golemit nga kalimtare te rastit qe me pas kane lajmeruar policine. Urimi eshte gjetur nga policia i shtrire permbys ne kanal i mbuluar nga gjaku.
Ne vendin e ngjarjes ekspertet dhe hetues te ndryshem pasi kane ekzaminuar trupin e viktimes dhe nje predhe ne trupin e tij kane konkluzuduar se krimi eshte kryer me nje pistolete TT. Policia ka pyetur te aferm te ndryshem te viktimes dhe mbi bazen e deklarimeve te tyre pritet te vazhdoje me tej edhe hetimi i ngjarjes se mesiperme.