E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi debat per investimet ne vitin 2009

Diskutimi ne parim i buxhetit faktik te vitit 2009 eshte bere shkak per debate te ashpra ne Kuvend midis deputeteve te opozites dhe atyre te maxhorances.

Gjate parashtrimit te te dhenave te buxhetit te vitit te shkuar Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se megjithese ishte nje vit krize buxheti 2009 i plotesoi prioritetet e qeverise ne te gjithe sektoret si dhe perballoi me sukses efektet e saj.


Nder te tjera Bode permendi edhe disa vleresime te institucioneve financiare nderkombetare per qeverine dhe politikat e ndjekura prej saj.


Buxheti i vitit 2009 realizoi plotesisht objektivat e qeverise qofte ne prioritetet e deklaruara te investimeve publike ne infrastrukture shendetesi dhe arsim te mbeshtetjes se Ministrise se Mbrojtjes ne integrim sikurse dhe te rritjes se pagave dhe pensioneve ne parametra shume me te larta nga sa ishin ne programin fillestar te qeverise - tha ministri.


Sipas tij qeveria nderhyri ne treg me ane te stimujve financiare ne momentin e duhur duke shmangur keshtu efektet e drejtperdrejta te krizes ne ekonomine vendase.


Nderkohe ne fjalen e tij deputeti socialist Ilir Beqja beri nje analize te plote te zhvillimeve ne programin e rrugeve duke theksuar se jane realizuar 85 per qind e projekteve duke shpenzuar te gjithe parate e parashikuara ne program. Sipas tij kjo ndodhi per shkak te abuzimeve ne nje kohe kur cmimi i hekurit dhe cimentos ishin ne ulje gjate vitit 2009.


Me tej Beqja permendi nje mori projektesh ne te cilat sipas tij eshte shpenzuar me shume se sa ishte parashikuar ne buxhet duke sjelle keshtu shpenzimin e te gjithe fondit duke mos realizuar 25 per qind te projekteve te parashikuara.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›