Ekzekutohet arresti per dy nuset qe vrane vjehrren e tyre

Pas disa orësh marrje në pyetje, policia e Peshkopisë ka ekzekutuar arrestin për dy nuset Skuka, të cilat akuzohen për vrasjen e vjehrrës së tyre, Naime Skuka.
Në pranga kanë përfunduar Hike Skuka dhe Xhemile Skuka. Kjo e fundit ka rrëfyer krimin para hetuseve, duke pranuar vrasjen e nënës së burrit për shkak se ajo e dhunonte dhe e torturonte.
Në fillim ato i kanë hedhur gruas vaj të nxehtë në vesh, pastaj i kanë vënë litarin në fyt. Pasi e moshuara ka vdekur ato e varrosën në haurin e shtëpisë. Djemtë e viktimës ndodheshin në Greqi në emigrim, ndaj gjashtë fëmijet e vegjël të mbetur pa prindër janë vendosur përkohësisht në spitalin rajonal. Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë në fshatin Luzni të Peshkopisë.