Gerdeci vetedorezohet i gjashti

Shkon në 6 numri i të dënuarve të dosjes Gërdeci, të vetëdorëzuar në polici apo arrestuar.
Më i fundit është ish anëtari i kategorizimit të municioneve Zenun Fero, i cili u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mesditën e të premtes.
Fero u dënua me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit me 3 vite burg.
Po gjatë të premtes është arrestuar nga Komisariati numër 4 i Policisë, Hysni Çoçka. Edhe ky anëtar i kategorizimit të municioneve ishte dënuar me 3 vite burg.
Vetëdorëzimet nisën mbrëmjen e të enjtes kur u vetëdorëzuan Mihal Delijorgji, administrator I fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, in dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg; drejtori teknik, Dritan Minxhozi, si edhe drejtori I ndërmarrjes Meiko të Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Pinari u vetëdorëzuan në drejtorinë e qarkut.
Ndërsa punonjësi i Meikos, u vetëdorëzua në komisaritin numër 3 të Tiranës. Që të tre këta të dënuar me nga 10 vite burg.
Gjykata ka në kërkim 9 të dënuar të tjerë, mes të cilëve ish shefi I shabit të përgjithshëm të ushtrisë, Luan Hoxha, i dënuar me 5 vite burg.
15 të pandehur u dënuan nga gjykata e apelit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe veprime që çuan në shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 punonjës dhe banorë të zonës.