Ekzekutohet biznesmeni italian ne makinen e tij

Honduras 23 nentor NOA - Nje biznesmen italian Massimo Cassinera ka mbetur i vdekur ne nje prite ne La Ceiba ne Honduras.Ai ishte ne bordin e nje makine se bashku me bashkeshorten kur u goditen nga nje bresheri plumbash qe i perfshiu te dy.
Cassinera dhe gruaja e tij ishin ne rrugen e tyre per ne shtepi ne lagjen e Los Anxhelos ku ai kishte dhe nje tregti te motocikletave.
Vrasesit e tyre i kane humbur menjehere gjurmet pas sulmit. Cassinera ishte 49 vjec dhe jetonte ne Honduras qe nga viti 2008.
Sipermarresi ishte ne makinen e tij tip Nissan se bashku me gruan e tij Jessica Padron Perez nje kubane 34-vjecare.
Detajet e kesaj vrasjeje jane pershkuar nga mediat lokale. El Tiempo ne edicionin e saj online pershkruan mjaft mire dinamiken e ngjarjes dhe gjithashtu ka postuar e imazhet qe tregojne te dy trupat e mbushur me plumba.
Gazeta ka publikuar gjithashtu dhe dokumentet qe tregojne identitetin e dy viktimave.
r.b/NOA