SHBA Do ta mbrojme Korene e Jugut

Uashington 24 nentor NOA - Sulmi i Korese se Veriut me artileri ndaj asaj te Jugut eshte denuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes si nje akt i cili sipas tyre cenon paktin e paqes se vendosur dekada me pare mes ketyre dy vendeve.
Nga ana e tij zedhenesi i shtypit te Shtepise se Bardhe Bill Burton ka ngushelluar humbjen e dy marinareve koreano-jugore dhe plagosjen e 18 personave te tjere nga ky akt ne emer te presidentit Barak Obama.
Obama e cilesoi sulmin si skandaloz dhe mbetet plotesisht i angazhuar per te mbrojtur Korene e Jugut nje aleate e rendesishme e Shteteve te Bashkuar ne rajon tha ai.
Duke shtuar se Obama beson se Pheniani nuk po i ploteson detyrimet e tij sipas ligjit nderkombetar dhe armepushimin qe i dha fund Luftes Koreane.
Ne fund ai ka riafirmuar angazhimin e vendit te tij per te mbrojtur Korene e Jugut dhe eshte zotuar se do te punoje edhe me vendet e tjera per te denuar ashper sulmin vdekjeprures me artileri qe Koreja e Veriut ndermori ndaj nje ishulli te Korese se Jugut.
n.e/NOA