E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet i liruari nga burgu

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri mesditen e së enjtes në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që nga të shtënat një kalimtare e rastit është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur perballe zyrave qendrore te Gjendjes Civile ku shtetasi Hyqmet Pisha eshte qelluar me 7 plumba automatiku, duke mbetur i vdekur ne vend. Viktima sapo ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur denimin per vrasje dhe dyshohet se atentati te kete lidhje pikerisht me kete fakt. Policia po heton si piste te pare hakmarrjen. Nderkohe qe shtetasja e plagosur eshte Lindita Çalladej, e cila ka qene kalimtare e rastit ne momentin kur nje plumb VrasjeVrasja e shqiptarit në BritaniKurbin, vriten me armë zjarri 2 personaHetimet për vrasjen e biznesmenit i ka pershkuar krahun. Ajo eshte derguar menjehere ne spitalin kirurgjik te Elbasanit, ku po merr ndihmen e pare mjekesore nderkohe qe nga mjeket mesohet se e plagosura eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe ne te gjitha kryqezimet dhe hyrje-daljet e qytetit, nderkohe qe ende nuk ka asnje informacion rreth autoreve te mundeshem te krimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›