E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaccedili nderon Kirk dhe Engel

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara ka nderuar me mirënjohje senatorin amerikan Mark Kirk dhe kongresmenin Eliot Engel.

Ceremonia e nderimit u bë në hapësirat e Kongresit amerikan në Capitol Hill, me rastin e 14-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat policore dhe pushteti serb. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga qeveria e Kosovës thuhet se, senatori Mark Kirk ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen politike dhe ushtarake, si në përforcimin e idesë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999, ashtu edhe gjatë kohës së bombardimeve. Kryeministri Thaçi e shfrytëzoi këtë pritje ceremoniale për të falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Senatori Mark Kirk dhe kongresmeni Eliot Engel evokuan kujtime nga periudha e krizës së Kosovës dhe falenderuan popullin kosovar për ndjenjat e theksuara pro-amerikane. Më herët gjatë qëndrimit në Uashington, Thaçi u takua me zëvendëssekretarin e Shtetit, William Burns. Thaçi tha gjatë takimit se Kosova është e gatshme për fillimin e implementimit të marrëveshjes me Serbinë, duke bërë edhe ndryshimet legjislative që do të miratohen në Kuvendin e Kosovës. “Qeveria e Kosovës është duke dërguar mesazhe të qarta tek qytetarët e veriut, në mënyrë që të përmirësohet jeta e banorëve në atë pjesë të Kosovës”, deklaroi Thaçi. Nga ana e tij, zoti Burns siguroi përkrahjen e SHBA-ve për marrëveshjen e arritur dhe theksoi se në të ardhmen nuk do të mungojë asnjëherë kontributi i Uashingtonit që ky pakt të implementohet. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›