Ekzekutohet më armë 40-vjeçari nga Shijaku
U qëllua me automatik nga disa persona të paidentifikuar.
SHIJAK- Ka vetëm pak minuta kur shtetasi Hysen Bega është ekzekutuar me armë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak, në lagjen e quajtur "Erzen", vetëm para disa minutash, kur disa persona me motorr kanë qëlluar mbi Hysen Begën, duke e lënë atë të vdekur. Kanë qenë persona të paidentifikuar që kanë qëlluar me automatik mbi Begën. Deri tani nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, por mendohet për larje hesapesh.
Ndërkohë që mësohet se Hysen Bega ishte me moshë 40-vjeçare dhe ishte banues në Shijak.