"Dialog me Shqipërinë", Rama në Durrës
Ka vendosur të dialogojë me banorët e qytetit të Durrësit, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në turin e tij "Dialog me Shqipërinë". Ai është takuar sot me të rinjtë e këtij qyteti. Rama ka akuzuar qeverinë Berisha se nuk ka mbajtur premtimet. "Është për të ardhur keq që kryeministri ka ndërmarrë një tur që është kopje e keqe e dialogut tonë me Shqipërinë. Është vetëm një shfaqje e trishtuar"- tha Rama. Por kreu i PS-së deklaroi se koha kur shqiptarët do t'i përgjigjen me votë kryeministrit është afër.