E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet me arme zjarri 35-vjecari nga Tirana

Ne qender te qytetit bregdetar te Durresit eshte shenuar nje ngjarje e rende ku nje person eshte qelluar me arme zjarri dhe per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas te dhenave nga uniformat blu te Durresit mesohet se viktima eshte Gentjan Zguri i rreth 35-vjec nga Tirana. Sipas te dhenave paraprake viktima eshte qelluar me arme gjahu duke marre dy plumba ne koke ne afersi te automjetit te tij me targa AA 672 DA. Ngjarja e rende eshte regjistruar ne afersi te godines se Tatim- Taksave e njohur si nje nga zonat me te populluara te qytetit bregdetar. Megjithate autori i cili ka kryer krimin ka qelluar ne mes te dites mbi viktimen Gentjan Zguri i cili ka mbetur ashtu i vdekur per disa minuta ne mes te trotuarit. Mesohet se Zguri ishte punonjes i nje firme private ne kryeqytet ndersa dyshohet se vrasja e tij ka ndodhur per motive hakmarrje por nuk perjashtohen edhe pista te tjera. Megjithate nje grup hetimor po punon per zbardhjen e shkaqeve te verteta te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›