Durrës, ekzekutohet në mes të qytetit 35-vjeçari
Share
Një 35-vjeçar është ekzekutuar me armë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë godinës së tatim- taksave të qytetit bregdetar ku Gentian Zguri nga Tirana është qëlluar me armë dhe për pasojë 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Nuk ka ende të dhëna rreth autorit të krimit, që mësohet se ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë mësohet se forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes./ora-news