E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekzekutohet me breshëri plumbash 30-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut.

Objektivi i atentatit, Klaudio Prendi, 30 vjeç, fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar sapo Prendi ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plot me vrima plumbash.

Mësohet se Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›