E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja në Tiranë, reagon policia: Po punojmë për të identifikuar autorët

Policia e Tiranës ka reaguar pas vrasjes së 30-vjeçarit Klaudio Pendi pak pas mesnate në Tiranë.

Sipas bluve të kryeqytetit ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Prendi, i cili u qëllua me breshëri plumbash, u transportua në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, thotë policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›