Ekzekutohet shqiptari në Athinë, plagoset 1 grua
ATHINE- Nje shqiptar i moshes 40 vjec eshte ekzekutuar me arme zjarri ne Athine, nderkohe qe shoqeruesja e tij, nje shtetase ukrainase ka mbetur e plagosur rende.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kalithea në orën 03:35 ku 40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje nga një person në rrugën Perikleus.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, qe dyshohet te jete bere per larje hesapesh, si dhe per identifikimin dhe kapjen e autoreve..